“Rritet presioni”/ Sekretari i NATO-s bisedon Kurtin e Vuçiqin

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jans Stoltenberg, shkroi në Twitter që ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për situatën në veri të Kosovës.
“Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. “Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë,” shkroi Stoltenberg në Twitter.
I spoke to @avucic of #Serbia & @albinkurti of #Kosovo about the need to de-escalate in the north of Kosovo. It’s vital both Belgrade & Pristina show restraint & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 26, 2021