Përfundojnë pjesët e para në Superligë, dy gola të shënuar

Në Superligën e Kosovës po zhvillohen tre takime mjaft interesante, të cilat kanë filluar në ora 15:00, transmeton Indeksonline.
Ndeshja kryesore padyshim është derbi i anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, por në pjesën e parë ka qenë lojë pa raste, me duele të shuma në mesfushë duke mos prodhuar ndonjë gjë.
Poashtu pjesa e parë pa gola ka përfunduar edhe në ndeshjen mes Malishevës dhe Ballkanit, ndërsa në Rexhep Rexhepi Prishtina po triumfon me rezultat 0-2 ndaj Feronikelit. /Indeksonline/