Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti virtual i Dhurata Dorës

Këngëtarja kosovare e cila njihet ndërkombëtarisht, Dhurata Dora do të mbajë një koncert i cili do të transmetohet drejtpërdrejt.
Nga ky koncert na ndajnë edhe 3 ditë, pasi transmetimi do të bëhet me 30 shtator duke filluar nga ora 17:00, shkruan Indeksonline.

Qasja do të jetë falas për të gjithë njerëzit. Kjo është nën organizimin e OneFor, një startup në BE që në bashkëpunim me Mastercard.

Kjo është hera e parë që fansat do të përjetojnë këtë eksperiencë të veçantë me këngëtaren e tyre të preferuar.
Në Bar-in Vritual do të kenë mundësinë të marrin pjesë rreth 2,000 pjesëmarrës./Indeksonline/
