Limaj i pafajshëm për krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti (Video)
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.
Zëvendëskryeministri Limaj është shpallur i pafajshëm për tri pikat e para të aktakuzës “krim i organizuar “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, raporton Indeksonline.
Limaj në fjalën e tij përfundimtare të mërkurën ka pohuar se është krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi sipas tij nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë.
Gjithashtu, ai tha se atij i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij.
Limaj ka sqaruar se ky gjykim ka filluar me një letër dhe me atë letër do të përfundojë./Indeksonline/