75 Mall Live Search
00:06 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / C E

Ancelotti: Jemi të trishtuar!

Real Madridi u poshtërua keq në terren të vetë nga skuadra moldave, Sheriff Tiraspol, duke u mposhtur 2-1 në kuadër të xhiros së dytë në Champions League.

Skuadra moldave çuditërisht tash kryeson në Grupin D me gjashtë pikë nga dy ndeshje, tri më shumë se Real Madridi në të dytin.

Dhe, pas ndeshjes trajneri madrilen, Carlo Ancelotti ka thënë se nuk është i shqetësuar por vetëm i trishtë për këtë humbje.

Nuk jemi të shqetësuar, jemi të trishtuar për këtë humbje. Nuk gabova me zëvendësimet. Ndërrova dy mesfushorët (Hazard dhe Casemiro) për të pasur këmbë të freskëta”, tha ndër të tjerash italiani.

Pas barazimit të rezultatit, Ancelotti bëri katër zëvendësime përnjëherë. /IndeksOnline/