75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / k.v

Presidentja e KE-së e shqetësuar për gjendjen në veri: Dua ndryshime për këtë situatë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se është e shqetësuar për tensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas saj, zgjedhja e vetme është dialogu Kosovë-Serbi.

“Jam shumë e shqetësuar me krizën e dy shteteve, dhe mënyra e vetme është dialogu dhe bisedimet. Sepse dua ta shoh progresin e Kosovës, andaj dua ndryshime në këtë situatë”.