Conte: Chelsea nuk di si ta përdorë Lukakun

Chelsea pësoi humbje në ndeshjen e mbrëmshme përballë Juventusit me rezultat 1-0, në kuadër të Champions Ligës.
Performanca e sulmuesit belg, Romelu Lukaku nuk shpëtoi pa u përfolur pasi që belgu u markua mjaft mirë nga mbrojtësit e Juventus.
Megjithatë, trajneri Italian i cili vitin e kaluar u shpallë kampion në Serie A me Interin bashkë me Lukakun, ka thënë se blutë nuk dijnë ta përdorin sulmuesin.
“Kur ke një sulmues të tillë, ti duhet të dish si ta përdorësh. Por, më duket se Chelsea ende nuk e ka qartësuar këtë”, tha Conte.
Lukaku shënoi 4 gola në 4 ndeshjet e para me Chelsean, por tani në 4 ndeshjet e fundit nuk e ka gjetur rrjetën.