75 Mall Live Search
20:53 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

“E lumtur që jam shqiptare”, Nora shpreh krenarinë në suksesin e saj në Turqi

Arbnora Ademaj ndjehet krenare që quhet shqiptare në serialin që po transmetohet në Turqi “Kiril Hayatlar”.

Në shumë episode, aktorja kosovare lakohet edhe në serial si shqiptare, gjë e cila e bën krenare atë.

“Sa e lumture qe jam ne ç’do epizode po thuajse te permendet qe jam shqiptare dhe quhem Nora” shkruan Arbnora Ademaj në Facebook.

Pak ditë më parë, bukuroshja me prejardhje nga Peja është shpërblyer me çmimin “Aktorja më e mirë e huaj” në festivalin prestigjioz të çmimeve, Mood Award.