75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 01 Tetor 2021 / k.v

Ndërpriten punimet në objektin e komunës së vjetër në Podujevë

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore pranë MKRS ka ndërprerë punimet në objektin e komunës së vjetër në Podujevë për shkak se ky objekt gjendet në listën e monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e kësaj komune kishte marrë vendim që të investohen 40 mijë euro për renovimin dhe përgatitjen e një aneksi të komunës së vjetër ku do të vendosej biblioteka e qytetit duke mos e ditur se ky objekt gjendet në listën e objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore punime këto tashmë të ndërprera nga inspektoriati.

Ditë më parë kjo drejtori kishte reaguar ashpër kundër renovimit të një objekti të vjetër të cilin e konsideronte trashëgimi kulturore e për të cilin instituti i mbrojtjes nuk e kishte vlerësuar të vlefshëm përderisa në objektin e komunës së vjetër po zhvilloheshin renovime në kundërshtim me ligjin i cili mbron edhe këtë objekt si trashëgimi kulturore e për të cilin kjo drejtori nuk kishte marrë pëlqim nga instituti për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.