Harry Kane, lojtar i parë që shënon “hat trick” në tri kompeticione evropiane

Futbollisti i Tottenham, Harry Kane pas një starti të dobët, duket se ka filluar të gjej formën e tij më të mirë.
Mbrëmë, në “Konferencë Ligë” ai shënoi “hat trick” kundër ekipit Mura, transmeton Indeksonline.
Me këtë “hat trick”, ai ka hyrë në histori si futbollisti i vetëm që ka shënuar tre golësh në tri kompeticione evropiane.
Kane në të kaluarën ka shënuar tre golësh në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë./Indeksonline/