75 Mall Live Search
23:14 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Ansu Fati gati të largohej nga Barcelona, ishte afër nënshkrimit me Nice

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, ishte shumë afër largimit nga Barcelona në vitin 2019, transmeton Indeksonline.

Në fillim të vitit 2019 spanjolli ishte shumë afër të nënshkruante me skuadrën franceze Nice, madje edhe babai i tij ishte fotografuar me fanellën e Nice me mbiemrin Fati.

Transferimi nuk ndodhi pasi anësori kishte probleme me pasaportë. Megjithatë, Barcelona tani i ka besuar numrin legjendar 10 Fatit dhe ai shihet si e ardhmja e klubit.