75 Mall Live Search
12:05 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Spektakël në Superligë sot/ Katër vendet e para luajnë me njëra-tjetrën

Sot dy super ndeshje do të zhvillohen në Superligën e Kosovës në kuadër të javës së 7-të.

Ballkani, vendi i dytë, e pret në Suharekë liderin aktual të Superligës së Kosovës, Drenica, transmeton Indeksonline.

Te dy skuadrat janë duke kaluar në formë të mirë. Drenica në ndeshjen e fundit fitoi kundër Malishevës, ndërsa Ballkani barazoi me Feronikelin.

Ekipi nga Suhareka është skuadra e vetme pa humbje këtë edicion, mbetet të shihet nëse Drenica e Tahir Lushtakut ka forcë të ia shkaktoi humbjen e parë.

Ndeshja tjetër është mes vendit të 4-të, Malishevës dhe vendit të tretë, Gjilanit. “Skifterat” vijnë në këtë ndeshje pas fitores kundër Dritës në derbin.

Ndërsa, Malisheva ndeshjen e fundit humbi kundër Drenicës.

Te dy ndeshjet luhen në ora 15:00 dhe të transmetohen në ArtMotion./Indeksonline/