75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Pas protestuesve serb, fillon largimi i Policisë së Kosovës në Jarinje

Pasi protestuesit serb bashkë me kamionët e tyre liruan rrugë Jarinje, tash edhe Njësia Speciale ka filluar të largohet.

Automjetet e Policisë kanë filluar të lëvizin dhe të largohen pas 13 ditëve qëndrimi në Jarinje, raporton Indeksonline.

KFOR-i është vendosur tashmë në pozicionet e Njësisë Speciale në Jarinje dhe Bërnjak, ku po kujdeset për sigurinë atje.

Sipas një komunikate për media, KFOR-i ka thënë se do të qëndrojnë në Jarinje e Bërnjak për dy javët e ardhshme.

Nga e hëna fillon zbatimi i masës së vendosjes së “stickerave” në targa siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit./Indeksonline/