75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 03 Tetor 2021 / OSH

31 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt.

Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë

Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë u kontrollua nga aleanca perëndimore e udhëhequr nga SHBA-të dhe pjesa lindore e Gjermanisë u pushtua nga trupat ruse.

Për më shumë se 50 vite popullit gjerman iu ndalua lëvizja e lirë, ndërsa për ta bërë edhe më të ashpër ndarjen, ish-BRSS ndërtoi murin në Berlin, që e ndante qytetin në mes, i cili u rrënua në nëntor të vitit 1989, për t’ia hapur rrugën bashkimit të vendit.

Prej vitit 1961 deri 1989 njerëzit në Gjermaninë Lindore kanë jetuar pas një muri, si të burgosur në zonën e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik, e cila është vendosur pas Luftës së Dytë Botërore

Ikja nga kjo zonë ishte gati e pamundur. Në të ashtuquajturën Republika Demokratike e Gjermanisë (DDR) ishte e planifikuar të gjallërohej socializmi. Por në fund të viteve 1980 ky eksperiment dështoi.

  1. Pas hapjes së kufirit gjermano – gjerman në vitin 1989 njerëzit nga Lindja kaluan në pjesët perëndimore, për të shijuar lirinë.
  2. Për të udhëtuar një herë pa pengesa dhe për të blerë gjëra të ndryshme, të cilat në DDR nuk kanë ekzistuar.
  3. Veshjet e njohura në pjesët lindore u zhdukën si: këpucët ngjyrë hiri, xhaketat nga materiali artificial apo veshmbathjet sportive të bëra nga parashutat. Ndryshuan edhe frizurat. Shumë shpejt u zhdukën dallimet në dukje mes gjermanolindorëve ( të quajtur në pjesët e tjera të vendit “Ossis”) dhe gjermanoperëndimorëve. Por thellë në brendësi, ende ka dallime, paragjykimet kanë mbetur.
  4. “Mes “Ossis” dhe “Ëessis” (gjermanët në Perëndimi) ka ende shumë pak miqësi, shumë pak kontakte dhe lidhje. Shumë më pak se sa që do të duhej”, mendon Andreas Zick. Fajin për këtë e ka gjithmonë pala tjetër.
  5. Gjenerata e dytë dhe e tretë pas bashkimit është shumë më optimiste dhe sheh më shumë vlera të përbashkëta mes Lindjes dhe Perëndimit.
  6. Ndërkohë është rritur një gjeneratë e cila nuk e ka përjetuar fare Murin e Berlinit dhe ndarjen e Gjermanisë. Por askush nuk jep prognoza se deri kur do të zhduken dallimet në kokat e njerëzve nga Lindja dhe Perëndimi. Megjithë dallimet, shumica e njerëzve i gëzohet bashkimit dhe demokratizimit të Gjermanisë.