75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 03 Tetor 2021 / LB

Prishtinasja njofton policinë se burri i saj tentoi ta marrë me dhunë nga shtëpia e prindërve të saj

Një grua ka njoftuar policinë se burri i saj ka tentuar ta marrë me dhunë nga shtëpia e prindërve të saj.

Policia ka arrestuar burrin, ndërsa rasti i dhunës në familje po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Prishtinë 02.10.2021 – 13:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar kishte tentuar që me dhunë ta marr atë nga shtëpia e prindërve të saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka urdhër arrest aktiv i cili është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Vushtrri. Ndërsa rasti i dhunës në familje do të hetohet.