75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / AR

Izolohen banorët e “Big Brother”, nuk ju lejohet të komunikojnë me askënd

“Big Brother VIP” ka nisur përgatitjet për nesër.

Me 5 tetor pritet të zbulohen të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të luftojnë për çmimin e madh si dhe për të fituar simpatinë e publikut, shkruan Indeksonline.

Arbana përmes një postimi në Instastory zbuloi se tashmë banorët janë izoluar dhe se nuk do të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

“Prej 24 orësh të gjithë banorët janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel, pa telefon dhe pa mundësinë për të komunikuar me askënd veç produksionit”.

Gjithashtu, ajo shtoi se të gjithë Vip-ave do t’ju bëhen një sërë testesh mjekësore, psikologjike por edhe trajtime spa e bukurie.

“Ata do t’ju nenshtrohen ne vijim nje sere testesh mjekesore, psikologjike dhe trajtimesh terapeutike dhe beauty per tu bere gati per neser”, përfundoi ajo./Indeksonline/