75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / OSH

Inter dëshiron marrëveshje të re me mesfushorin Barella

Skuadra e Inter po punon për të nënshkruar një kontratë të re me mesfushorin Italian, Nicolo Barella, transmeton Indeksonline.

Mesfushori aktualisht ka kontratë e cila e mbanë atë në Inter deri në vitin 2024, por drejtuesit i kishin premtuar atij dhe agjentit se të ardhurat e tij do të rriteshin në bazë të performancave.

Palët po bisedojnë dhe marrëveshja mund të arrihët në ditët e ardhshme, pasi Inter e sheh reprezentuesin Italian si futbollist deciziv për skuadrën. /Indeksonline/