75 Mall Live Search
11:45 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / C E

A vozit shpejtë Xherdan Shaqiri, kjo është përgjigja e tij

Xherdan Shaqiri i ka pasion veturat dhe shpesh është paraqitur me markat më të shtrenjta të viteve të fundit.

Së fundmi ai është parë me një Lamborghini Urus, prodhim i vitit të fundit.

I pyetur nga gazetari i “Blick” nëse vozit shpejtë pasi që në Francë lejohet deri në 130 km/h, ai është shprehur se dëshira e tij për shpejtësi ka rënë.

Unë ngas makinën gjithnjë e më me qetësi me moshën. Dikur isha shumë i shpejtë, jo më sot”, ka thënë Shaqiri.

Nga Franca në Zvicër Shaqiri tha se i ka bërë rreth një orë e gjysmë. /IndeksOnline/