Prishtinë/ Pamje nga vendi ku mbetën të plagosur dy persona

Indeksonline pak më parë raportoi për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Si pasojë e këtyre gjuajtjeve, dy persona janë lënduar. Ata janë dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes: