75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Suharekë: Personi që u dogj dje në kasolle është pronari i shtëpisë

Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës, shkruan IndeksOnline.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se trupi i pajetë i gjetur në kasolle është i pronarit të shtëpisë.

“Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se  në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe  fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia./IndeksOnline/