22:19 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vishaj: Ankesa e LDK-së për Istog është sikur VV të thotë pse AAK e votoi Abrashin

Përgjegjësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në KQZ, Binak Vishaj e ka sqaruar edhe njëherë ankesën e LDK-së ndaj votave me postë që i mori Gani Dreshaj në Istog. Vishaj ka thënë se lista votuese ka qenë në shqyrtim publik dhe se vendimi për ndryshimin e listës merret nga Gjykata e shkallës së parë, por që nuk ka patur asnjë ankesë.

Vishaj e ka krahasuar ankesën e LDK-së në Istog me një shembull duke thënë se kjo është njëjtë sikur Vetëvendosja të akuzoi AAK-në se pse e ka votuar Abrashin në Prishtinë.

“Ankesa e LDK-së për Istogun ma kujton ate fjalën e urtë popullore: “Nësë ma falë livadhin nuk ma ke vra babën e nësë nuk ma falë livadhin ma ke vra babën. Se pari lista votuse ka qenë në shqyrtim publik. Ka qenë e publikuar dhe e qasshme për publikun dhe secili qytetarë ka mund të ankohet dhe të sfidojë listën votuse, për këtë KQZ-ja ka njoftuar përmes informimit publik gjithë qytetarët e vendit.

Procedurat e “Kundershtimit dhe Sfidimit” parashihen në Ligjin per Zgjedhjet e Përgjithëshme dhe ato lokale. Vlenë të theksohet se vendimet për ndryshim të Listës Votuse merren nga Gjykata e shkallës së parë në pajtim më ligjin, dhe nuk ka pasur asnjë ankesë për këta votues në Gjykatat Kompetente (provë Raporti nga Gjykatat). KQZ-ja në pajtim me nenin 8.4, para fillimit të periudhës së kundërshtimit i pajisë me LV personat kontaktues të secilit subjekt politik të certifikuara, poashtu në pajtim me nenin 8.5 KQZ-ja pajis me LV gjatë periudhës së zgjedhjeve vëzhguesit e akredituar të zgjedhjeve sipas kërkesave të tyre individuale. Vëzhguesit e akredituar të zgjedhjeve mund të vëzhgojnë periudhen e kundërshtimit dhe konfirmimit në të gjitha lokacionet ku LV-ja është në dispozicion për tu shikuar.

KQZ-ja miraton listën votuse në pajtim me nenin 8.6 vetëm pasi të sigurohet që publiku të ketë pasur mundësinë të sfidojë pasaktësitë dhe mangësitë në Listën e Votuesve, mirë po, para ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja vërteton se Lista e Votuesve është në përputhje me ligjin në fuqi, dhe keshtu ka vepruar (kjo prove mund të vërtetohet me raportin e Sekretariatit dhe procesverbalet e mbledhjeve të KQZ-së). Periudha e kundershtimit parashihet saktë si dhe procedura me nenin 9 të ligjit, dhe në bazë të raporteve të KQZ-së nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Neni 12 I ligjit për Zgjedhje e Parasheh që (Kualifikimi i votuesve, lista e votuesve dhe periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit për listën e votuesve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje. Vlenë të theksohet se në nenin 6 të rrëgulles zgjedhore 10/2013 të KQZ’së që rregullon raundin e dytë për kryetar komune, parashihet saktë që lista votuse për raundin e dytë përdoret e njëjta listë si në raundin e parë.  Në të njëjtën rregullore në nenin 8 po ashtu rregullohet që, të gjithë votusit që janë regjistruar suksesshëm për votim jashtë vendit dhe i takojnë të njëjtës komunë mund të votojnë në raundin e parë (provë rregullorja)10. Lista votuse në pajtim me ligjin është miratuar nga KQZ-ja më konsensus dhe pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë kundërshtim.  Të njëjtit votues që kanë votuar në raundin e parë dhe nuk kemi pasur asnjë ankesë në organet përkatëse, dhe këto vota janë marrë valide pasi kanë ardhur nga votus të regjistruar në bazë të procedurave ligjore. Ajo që vlenë të theksohet është se, nga votat e ardhura nga raundi i parë nga këta votues janë miratuar me konsensus të plotë nga antarët e KQZ-së. Gjithashtu edhe nga rezultatet përfundimtare të miratuara me konsensus nga KQZ-ja me votat e këtyre votuesve në Kuvendin Komunal të Istogut janë zgjedhur tre asambleist. Ankesa e LDK-së është njëjtë sikur Vetëvendosja të akuzoj AAK’në, (p)se e ka votuar Arban Abrashin në Prishtinë” sqaron Vishaj me një postim./Indeksonline/