75 Mall Live Search
09:05 / E Diele, 10 Tetor 2021 / LB

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme një grua nga Mitrovica ka raportuar se bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.

“Rr. Muhamet Gashi, Mitrovicë 08.10.2021 – 15:42. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete vdekjen. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.