Gani Dreshaj, Haxhi Krasniqit: Fitorja jote është marrë në tavolinë, njëjtë si dikur mua

Gani Dreshaj ka qenë mysafir nderi mbrëmë në Magdeburg të Gjermanisë në meçin e Haxhi Krasniqit ndaj Boesel.
Biznesmeni dhe politikani i njohur e ka krahasuar humbjen e Robinit, me humbjen e tij të para 4 viteve në garën e Istogut.
Dreshaj kishte humbur në raundin e tretë pak ditë pasi i ishte konfirmuar fitorja në balotazh.
”Haxhi Krasniqi na bëri krenar përsëri. Mbrëmë e pash nga afër edhe një paraqitje madhore të tij, por që rezultati i befasoi të gjithë, madje edhe vet rivalin. Kritikat e mediave dhe analistëve profesional të boksit kudo në Gjermani dhe më gjerë janë dëshmi që s’po flasim për një humbje në ring, por në tavolinë. Unë e di nga e kaluara se çfarë do të thotë të merret fitorja në tavolinë, por qëndro ballëhapur. Megjithatë Haxhi Krasniqi mbetet krenaria jonë dhe shpejt do rikthehet tek fitoret e rripat” shkruan Dreshaj në Facebook.