Opozita bojkoton raportimin e ministrit të Brendshëm, deputeti i VV-së i zë karrigen Bekë Berishës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti janë kthyer në Komisionin Parlamentar për siguri dhe punë të brendshme për të raportuar për aksionin në veri.
Por, aty nuk janë deputetët e partive opozitare, shkruan “Indeksonline”.
Mbledhja po udhëhiqet nga nënkryetari i këtij komisioni, Enver Dugolli.
Raportimi i mëhershëm i Sveçlës dhe Mehmetit kishte dështuar për shkak të përplasjeve të mëdha me anëtarët e Komisionit, e veçanërisht me kryetarin e këtij komisioni, Bekë Berisha, shkruan “Indeksonline”.
Ky i fundit kërkoi që raportimi i ministrit dhe drejtorit të Policisë të bëhet ndaras.