Përfundon pjesa e parë, Shqipëria po e sfidon fortë Poloninë

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Shqipëria dhe Polonia janë duke barazuar pa gola.
Kuqezinjtë janë duke luajtur shumë mirë dhe po tregojnë që janë një kundërshtar i fortë për polakët.
45 minutat e dyta do të jenë vendimtare për Shqipërinë. /IndeksOnline/