75 Mall Live Search
13:20 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / LB

Challandes i pikëlluar pas shkarkimit, thotë se e ndjenë vetën pak kosovar dhe se është krenar me punën e bërë

Kosova i ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit kombëtar, Bernard Challandes.

Ky i fundit në konferencën për media ka thënë se është krenar për punën e bërë.

Ai ka thënë se është në dijeni se ka pasur shumë gjykime pse ka luajtur futboll ofensiv dhe se duhet menduar për rezultatet.

Ekipi i Kosovës, ai thotë se ka shumë potencial dhe është krenar për punën e bërë, shkruan “Indeksonline”.

Challandes ka thënë se rezultatet janë shumë të nevojshme dhe se e kupton presionin e një shteti të tërë mbi presidentin e Federatës dhe nuk është e lehtë.

“Me duhet të them se nuk jam i lumtur me vendimin, por jam falënderues për presidentin, federatën dhe punën që kemi bërë gjatë kësaj kohe. Ishte përvoje shumë e mirë për mua. Falënderoj secilin prej stafit teknik me të cilët kam pas bashkëpunim të mirë. Këto janë disa nga arsyet pse jam i pikëlluar. Kemi bërë një punë të mirë dhe kemi arritur ta çojmë në një nivel tjetër futbollin e Kosovës. Do ta përcjelli edhe më tej Kosovën, me duhet të them se ndjehem pak edhe kosovar”, ka thënë Challandes.