75 Mall Live Search
17:54 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Disa klube interesohen për të, Monaco i vendos çmimin Tchouameni

Skuadra e Monacos, i ka bërë me dije klubeve evropiane se vlera e mesfushorit francez, Aurelien Tchouameni është 60 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Real Madrid dhe disa klube nga Premier Liga janë të interesuara për talentin, por drejtuesit e klubit francez janë të vendosur se nuk do ta lëshojnë atë pa pranuar 60 milionë euro.

Tchouameni ka impresionuar me paraqitjet e tij në Ligue 1, duke fituar edhe ftesën në kombëtaren franceze.