Mesfushori i Uellsit diagnostifikohet me kancer

Mesfshori uellsian, David Brooks, është diagnostifikuar me kancer, transmeton Indeksonline.
Futbollisti i skuadrës së Bournemouth është tërhequr nga kombëtarja për shkak se nuk ndihej mirë, teksa më vonë ka bërë të ditur se është i sëmurë më shkallën e dytë të Linfomës Hodgkin, e cila është një lloj i rrallë i kancërit që zhvillohet në sistemin limfatik.
Brooks me skuadrën e Bournemouth ishte paraqitur në Premier Ligë 39 herë, kur këta të fundit ishin pjesë elitës së futbollit anglez, duke shënuar 8 gola dhe 5 asistime gjatë këtyre paraqitjeve.