75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 12 Qershor 2026 / L A

Po e shfrytëzojnë kohën, Haaland me shokë të pranishëm në ndeshjen finale të hokejit

Erling Haaland me shokë po shijojnë kohën në SHBA.

Pak para ndeshjeve të Botërorit, ai me bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Norvegjisë ishin të pranishëm në finalen e “Stanley Cup”, garës më të madhe të hokejit.

Ata madje veshën fanellën e njërës nga skuadrave finaliste, Carolina Hurricanes të cilët e përkrahën ndaj Vegas Golden Knights.

Norvegjia, njihet si një superfuqi e këtij sporti ku së fundi kanë marrë vendin e tretë, në Kampionatin Botëror të Hokejit./IndeksOnline/