Arrestohet shtetasi i huaj në Kosovë me urdhërarrest ndërkombëtar për veprimtari kriminale

Mbrëmë rreth orës 22:00, është arrestuar një 34-vjeçar, shtetas i huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për krim të organizuar dhe kidnapim.
Arrestimin e tij e bëri Njësiti FAST i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me stacionin policor Jugu në Prishtinë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 13.10.2021, rreth orës 22:00, Njesiti FAST i Policisë së Kosovës nga Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar-ILECU në bashkëpunim me stacionin policor Jugu në Prishtinë ka arrestuar personin mashkull shtetas i huaj (viti i lindjes 1987) që ishte në kërkim nderkombetar.
I njëjti është kërkuar me urdherarrest ndërkombëtar nga një shtet i BE-së për veprimtari kriminale: Krim të organizuar dhe Kidnapim.
Ky person dyshohet se ishte duke perdor edhe dokumente me identitet tjeter, i cili dokument dyshohet te jetë i falsifikuar.
Policia e Kosovës përveq parandalimit dhe luftimit të veprave penale në vend, krimit dhe kontrabandës, rëndësi të jashtëzakonshme po i kushton edhe bashkëpunimit aktiv nderkombëtar në parandalimin e krimit të organizuar që tejkalon kufijtë shtetror dhe falë bashkëpunimit me agjenci dhe autoritete tjera profesionale po tregon rezultate afirmative në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit në rajon dhe më gjerë“, tha Hoxha./Indeksonline/