75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:00 të premten në Prishtinë.

Nëkëtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, tha ajo./IndeksOnline/