Voton Arben Vitia: Dilni e votoni, qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën

Në shkollën “Ali Sokoli”, ka votuar edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arben Vitia.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, jo vetëm për demokracinë por edhe për jetët tona. Sot flasin qytetarët, sot qytetarët zgjedhin atë që e mendojnë. I ftojë të gjithë qytetarët të dalin sa më masovisht për të votuar. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë ai pas procesit të votimit, transmeton IndeksOnline. /IndeksOnline/
