75 Mall Live Search
10:18 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Voton edhe Lumir Abdixhiku: Sot është festë

Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Abdixhiku tha se sot është festë për demokracinë derisa uroi votuesit e ri.

“Sot natyrisht është festë, s’ka gjë më të bukur kur qytetarët vendosin për udhëheqësit.  Ju falënderoj juve medieve e komisionarët, vëzhguesit. Dhe i uroj 40 mijë votuesit e ri që për herë të parë votojnë”, shtoi ai.