Voton kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj

Sot në Republikën e Kosovës po mbahen zgjedhjet lokale.
Me këtë rast, në orët e mëngjesit ka votuar edhe kandidati për kryetar të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai ka votuar së bashku me familjen e tij në shkollën fillore “Migjeni” në Gjinoc./IndeksOnline/