75 Mall Live Search
20:37 / E Diele, 17 Tetor 2021 / AR

Gazi e shpall fitoren në Pejë

Gazmend Muhaxheri i LDK-së e ka shpallur fitoren në Komunën e Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar për fitoren e madhe, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Shumë falemnderit, e dashur Pejë! ✌❤

Të dashur qytetarë të komunës sonë, u jam mirënjohës pafundësisht për besimin e ri që më dhatë sot. Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së dhe të të gjithë njerëzve të mirë të Pejës.

E ardhmja do të jetë përplot angazhime, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për t’i përmbushur objektivat tona për Pejën qytet të krenarisë së të gjithëve. Të vazhdojmë së bashku që ta bëjmë Pejën vend mundësish të barabarta, duke vazhduar së kultivuari rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit dhe punës me nder.

T’i bashkojmë forcat që kemi për t’ia përkushtuar veten ndërtimit të së ardhmes.