75 Mall Live Search
12:15 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

IAMN: Milazim Gashi u zgjodh kryetar Bordi, kurse Fatmir Sheholli u rizgjodh drejtor ekzekutiv!

Kuvendi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike sot në ambientet e hotelit “Sirius” zgjodhi Bordin e ri të IAMN.

Kryetar Bordi u zgjodh Milazim Gashi, nënkryetar Vlladimir Zhivkoviq dhe tre anëtarë tjerë të Bordit.

Pas kuvendit që zgjodhi Bordin e IAMN, Bordi i ri rizgjodhi Fatmir Shehollin drejtor ekzekutiv të IAMN.

Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike – IAMN, me projekte, studime e hulumtime, është i shtrirë në mbarë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në veri të Kosovës.

IAMN me performancën e tij ka arritur që tani të jetë i angazhuar edhe në projekte jashtë Republikës së Kosovës, me qëllim të avansimit të multikulturalitetit dhe diversitetit e zhvillimit të shoqërive demokratike.