75 Mall Live Search
19:36 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

Kurti pranon Raportin e Progresit, flet për arritjet e Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar Raportin e Progresit për periudhën tetor 2020 – tetor 2021.

Në një konferencë të përbashkët për media, së bashku me Shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, kryeministri Kurti ka thënë se do të komentojë vetëm pjesën e dytë të raportit, e cila përfshinë pjesën e qeverisjes së kryeministrit Kurti.

Ndër vendimet dhe arritjet e Qeverisë, Kurti ka thënë se vendi ka rezultuar të jetë i suksesshëm në formim të organit qeverisës. Ndërsa sa i përket stabilitetit të shtetit, ai ka shtuar se Kosova është model.

“Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ne zgjodhem kryetarin e ri të Parlamentit dhe ministrat,  që ishte koha më e shpejtë e formimit të qeverisë pas ditës së zgjedhjeve që nga viti 2008… Në këta 6 muaj të Qeverisë, kemi stabilitet institicuional e legjitimitet demokratik, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato anëtare të BE-së”, ëhstë shprehur Kurti.

Duke përmendur veprimet e Qeverisë, që prekin të gjitha fushat, Kurti është ndalur në ato ekonomike, duke njoftuar rritjen ekonomike.

“Pritjet janë se deri në fund të këtij viti do kemi një rritje mbresëlënëse 2 shifrore të përqindjes së produktit bruto vendor. Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia do rritet për 9.9% deri në fund të vitit”, ka thënë Kryeministri Kurti.