Nasim Haradinajt s’i pëlqen që të mos përmendin emra në Gjykatë – i tërhjeket vërejtja

Një situatë e paprecedent ka ndodhur sot gjatë gjykimit të Gucatit e Haradinajt në Gjykatën Speciale.
Atje, ish-nënkryetart të OVL-së, Nasim Haradinajt s’i pëlqeu kërkesa e gjykatësit që avokati Jonathan Elystan Rees të mos përmend emra të serbëve të cilët ata i kanë në dispozicion.
Kjo kërkesë ndaj avokatit Rees u bë pasi që ai e pyeti dëshmitaren në lidhje me Vladimir Vukçeviq, ish-prokuror serb për krime lufte, në të kundërtën duhet të shkohet në seancë të mbyllur.
Një situatë e tillë shkaktoi nervozizëm te Nasim Haradinaj, derisa atij iu tërhoq vërejtja që të mos ndërhyjë.