75 Mall Live Search
11:26 / E Premte, 22 Tetor 2021 / B O

Ministrat Krasniqi e Gexha thërrasin në takim kryetarët e komunave, a do të ketë masa të reja?

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bashkë me ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha kanë ftuar sot në takim kryetarët e komunave të Kosovës.

Indeksonline mëson se takimi pritet të mbahet sot dhe në të do të diskutohen masat e reja dhe situata aktuale me pandeminë në vend.

Ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe heqja e orës policore dhe kërkesat e gastronomëve për lejimin e punës edhe pas orës 21:30.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar.