75 Mall Live Search
22:17 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / OSH

Policët që u bënė imazh i mediave gjatë ores policore

Mesnata në qytetin e Gjilanit e kishte gjetur në punë policinë atje, në gjendje gatishmërie që të punojnë në respektim të masave anti-covid.

Në fillimin e pandemisë në këtë qytet u shkrep një fotografi, tashmë e njohur në media, ku qytetarët që lëviznin përgjatë orarit të kufizuar po kontrolloheshin nga polici i njohur nga Gjilani, Gëzim Shabani, i dalluar tashmë për përgatitjet e tij, ndersa në prapavijë shihen kolegë të tjerë të tij, që në respektim të masave po i përshtateshin orarit të zgjatur.

Të koncentuar në punën e tyre gjatë pandemisë pos tij u panë edhe policë të tjerë në pjesë të tjera të vendit që ndryshe nga fotografia e parë, prisnin mëngjeset e hershme në punë.

Në media sa herë raportohet për orën policore këto fotografi janë përdorur më së shumti pasi policët në fjalë kanë pasqyruar punën e tyre pa qenë në dijeni se po fotografoheshin.

Nga fillimi i pandemisë, policët u angazhuan që të kontrollojnë lëvizjet e qytetarëve varësisht nga vendimet që u moren që nga marsi i vitit 2020 e deri tash.