Ballkani mposht Prishtinën dhe merr kreun e Superligës

Skuadra e Ballkanit ka fituar kryendeshjen e xhiros së 11’të në Superligën e Kosovës ndaj FC Prishtinës.
Ballkani ka triumfuar në Suharekë ndaj Prishtinës me rezultatin 2:0.
Skuadra e Prishtinës mbeti me 10 lojtarë fiks pas gjysmë ore lojë – kur Mankenda u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ballkani filloi të dominonte, por pjesa e parë mbaroi me rezultatin 0-0.
Në të dytën, Ballkani nuk humbi kohë dhe gjeti golin e parë me Solomon, pas 58 minutave lojë.15 minuta më vonë, Ermal Krasniqi gjeti golin e dytë dhe ‘vulosi’ fitoren e Ballkanit.
Klubi i Bekim Isufit tani me këtë fitore ndodhet në vendin e parë me 21 pikë, kurse Prishtina pozicionohet në vendin e pestë me 13 pikë.