Haradinaj: Ju bizneset e diaspores jeni më shumë se buxheti i Kosovës
Kryeministri Ramush Haradinaj gjendet në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare.
Ai ka thënë se derisa më mijëra vjet e shekuj na ka bë shqiptar gjaku gjuha e flamuri, sot na bënë shqiptar edhe ekonomia.
Ai duke ju drejtuar afaristëve në këtë forum tha ata e kalojnë buxhetin dy miliard të Kosovës, duke i falënderuar për investimet e tyre në vend, shkruan Indeksonline.
“Gjaku gjuha dhe flamuri na kanë bërë shqiptar më mijëvjeçar, shekuj, edhe sot na bënë edhe ekonomia na banë shqiptar. Jun a mbani ju na ruani ju na forconi, ju që jeni në këtë sallë. Buxheti është dy miliard, ju në këtë sallë jeni ma shumë. Ata që kanë besu se shqiptarët gjunjëzohen, e kanë kuptu me kohë se jemi popull që kemi vizion. Është një vision euroatlantik dhe ska kush që e vë në dilemë se jemi popull evropian, jemi Evropë, por e kemi një miqësi të shënjtë me Amerikën dhe kështu do të mbesim gjithmonë. Unë e kam detyre me zbatu projektet e idejat tua” ka thënë Haradinaj.
Ai i sigurojë afaristët se qeverisja e tij po punon për projektet në biznese duke përmendur disa pika ku ata janë orientuar.
“Detyra ime është më i zbatu për me mund me ju sigurua juve që i kam marrë seriozisht projektet në biznes. Dhe po ju siguroj që një pjesë të madhe të kohës po e kalojmë me sipërmarrës, me oda ekonomike e mekanizma ndërkombëtar. Jemi të fokusuar në politikat fiskale, vendosja e rendit dhe ligjit, logjistika” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/