75 Mall Live Search
20:28 / E Diele, 24 Tetor 2021 / C E

Ancelotti: Luajtëm në mënyrë inteligjente, fitorja na lumturon

Carlo Ancelotti fitoi “El Clasicon” e tij të parë në në “Camp Nou”, por e pranon se skuadra e tij ka vuajtur shumë deri në vërshëllimën e trefishtëtë kryesorit.

Jam i lumtur që fituam “El Cásicon”, sepse është ndeshja më e rëndësishme. Nuk më pëlqen të flas për kundërshtarët, por ata gjithashtu kanë luajtur një lojë të mirë. Ndeshja jonë ishte praktike dhe inteligjente, u mbrojtëm shumë mirë. Kemi humbur pak pasime dhe kemi qenë shumë efektivë. Ky ekip ka shumë cilësi dhe ne duhet ta shijojmë momentin. Kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë, fitorja na bën të lumtur”.

Vinicius?: “Ka luajtur një ndeshje shumë të mirë, krijonte rrezik sa herë dilte para. Edhe Benzema e ka ndihmuar shumë ekipin. Ne jemi ekip solid.”