75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / k.v

Antidroga në kërkim të një personi nga Sallagrazhda, të shtunën iu gjetën mbi 10 kg drogë në shtëpi

K.B., nga fshati Sallagrazhd e Suharekës po kërkohet nga Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës pasi që të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij u gjetën mbi 10 kg mariuhanë, shkruan IndeksOnline.

“Njësitet policore kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tre thasë me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, me peshe 10 kg e 400 gramë, një peshore elektrike, tre rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe një aparat elektronit që shërben për vakumimin e qeseve plastike”, ka njoftuar policia.

Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, veçanërisht masa rigoroze ligjore do të aplikohen ndaj personave të përfshirë në përdorim shitje apo abuzim me substanca narkotike./IndeksOnline/