75 Mall Live Search
12:02 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / MSH

Sonte organizohet Darka e Lamës

Sonte në ora 18:00, në ambientet e Hotelit “Emerald”, Presidentja Vjosa Osmani organizon Darkën e Lamës.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidentes, në një komunikatë për shtyp.

Darka e Lamës, si çdo vit, do të organizohet në bashkëpunim me prodhuesit vendor.

Kjo festë e moçme shqiptare, është bërë traditë që nga viti 2002, kur e organizoi për herë të parë në Ditën e Falenderimit, ish-Presidenti Ibrahim Rugova.