75 Mall Live Search
12:36 / E Martë, 26 Tetor 2021 / OSH

Mërgimtari bën thirrje shmangni autostradën Hungari-Sllovaki, ka aksident të rëndë – mbi 5 orë pritje

Një aksident i rëndë në mes dy kamionave dhe 12 veturave të tjera ka ndodhur në autostradën Hungari-Sllovaki, shkruan IndeksOnline.

Një mërgimtar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ai tregoi se që nga ora 08:30 ka mbetur i bllokuar në këtë aks rrugor për shkak të këtij aksidenti.

Sipas tij, kolona ka arritur afërsisht 50km.

I njëjti bëri thirrje që kosovarët të shmangin këtë rrugë pasiqë mund të mbesin në kolonë deri në mëngjes.

Ende nuk dihet numri i të lënduarve në këtë aksident./IndeksOnline/