51-vjeçari nga Mitrovica rrah anëtarët e familjes

Sot, në orët e paradites së datës 28 tetor 2021, hetuesit policorë në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.
Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit I.S., 51 vjeçar, është iniciuar rast për veprën penale “Dhunë në familje’.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.