75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / B O

Kim Jong-Un i bën thirrje popullit të hanë më pak deri në vitin 2025, ka mungesë ushqimi!

Me mbylljen e kufirit me Kinën që nga fillimi i pandemisë, mungesa e ushqimit në Korenë e Veriut është përkeqësuar. Si zgjidhje për problemin, regjimi tani po i bën thirrje popullatës që të hajë më pak deri në vitin 2025.

Lideri komunist shtetëror, Kim Jong-Un ka urdhëruar qytetarët e vendit të tij që të “shtrëngojnë rripat” për punë dhe të hanë më pak.

Sipas zyrtarëve të Koresë së Veriut, popullsia do të duhet të pranojë mungesën e ushqimit derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2025, pra në pak më pak se katër vjet. Që nga koha kur Korea Veriore ka mbyllur kufirin me Kinën, situata ekonomike në vend është përkeqëuar dukshëm.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë , shtetit diktatorial në zemër të Azisë i mungojnë rreth 860,000 tonë ushqime, aq sa konsumon vendi në rreth dy muaj.

Vlerësohet gjithashtu se pothuajse 40 për qind e popullsisë së Koresë së Veriut është e kequshqyer.

Qeveria e Koresë së Veriut aktualisht po i bën thirrje popullatës që të bëhet e pavarur dhe të kultivojë drithërat e tyre./Indeksonline/