Me rezultat të ngushtë, Bashkimi ia del në duelin kundër Pejës

KB Peja ka dështuar të sigurojë fitore në udhëtimin e saj në “Mizahir Isma” për t’u ballafaquar me KB Bashkimin.
Nikoqirët shënuan fitore me dy pikë diferencë, me rezultatin 85-83.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës shkoi në pushim të pjesës së parë me rezultat të barabartë: 47-47.
Në xhiron e radhës, pejanët presin në Karagaq Sigal Prishtinën, ndërsa Bashkimi e pret në ballafaqim Golden Eagle Yllin.
Momentalisht, tabelës së Superligës po i prinë Peja, e ndjekur nga Bashkimi.