75 Mall Live Search
21:23 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / OSH

Alarm i Kuq! Cikloni godet Maltën, i afrohet Shqipërisë

Cikloni që po bën kërdinë në Italinë jugore, pritet të zbarkojë në Maltë nga kjo mbrëmje deri të premten.

Priten erëra deri në 120 km/h, shira të dendur dhe det i trazuar. Meteorologët japin këshilla që të qëndrohet në shtëpi.

“Do të jetë si një stuhi, këshilla është të qëndroni në shtëpi!”

Të premten pritet të godasë Sicilinë, në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës me erëra deri në 10 km/h, reshje nga 100 deri në 200 ml, dallgë deri në tetë metra të larta, aq sa Mbrojtja Civile e Qarkut ka dhënë tashmë alarmin e kuq.

Cikloni mesdhetar ndodhet prej ditësh në detet jugore të Italisë.

Top Channel